Diplomat, si "suvenire"
Lokale

Diplomat, si "suvenire"

25.Apr.2015 10:46
0
Marrëveshja për njohjen e diplomave universitare mes Kosovës dhe Serbisë e arritur në Bruksel në vitin 2011, për më shumë se një vit nuk po zbatohet.

Zyra e SPARK-ut, që koordinonte certifikimin e diplomave me Asociacionin e Universiteteve Evropiane (AUE), edhe që funksiononte në kuadër të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Prishtinës, ka ndërprerë punën për më shumë se një vit, përderisa dy vendet nuk po i pranojnë diplomat universitare pa një certifikatë nga AUE-ja, shkruan gazeta "Zëri"

Driton Rexhepit, nga komuna e Bujanocit, që ka përfunduar studimet postdiplomike në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, nuk po i pranohet diploma e tij në Serbi pa e certifikuar të njëjtën nga Asociacioni i Universiteteve Evropiane. /Titulli.com/

Pas Kanadas, Dubai investon në Medvegjë
Fundjava me kolona në Konçul
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration